Ora News - Hetimet për rrugën Tiranë- Elbasan, Haxhinasto: Jam gati të verifikohem por....
  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Hetimet e rrugës Tiranë -Elbasan nuk e kanë shqetësuar ish-ministrin e Transporteve Edmond haxhinasto.

I pyetur një ditë pas lajmit se Krimet e Rënda po thellojnë hetimet për abuzimet e pretenduara për këtë rrugë ish ministri është shprehur se është I gashëm të verifikohet, por nëse kjo do rezulojë një goditje politike ai do ti përgjgjet shumë rreptë.

Haxhinsto: S'më shqetësojnë fare as hetimet, as verifikimet. Unë kam bërë drejtimin politik të ministrisë. Gjithkush është i lirë të verifikojë. Gjithë veprimtaria ime është bërë mbi bazën e dokumenteve që janë atje. Të verifikohen, unë jam i gatshëm.

Por gjithashtu duhet t'ju them se koha e drejtësisë popullore kur ngriheshin thashethemnaja dhe njerëzit goditeshin qoftë moralisht, qoftë fizikisht ka përfunduar bashkë me sistemin e kaluar. Unë jam këtu, do jem këtu. Nëse kjo do të degjenerojë në goditje politike, unë do t'i përgjigjem politikisht shumë rreptë.

Haxhinasto e renditi veten si një qytetar të lirë. I pyetur për praninë e tij në sallën e gjyqit për masën e arrestit të ish-drejtorin Dashamir Xhika.

Gjatë një mbledhje të Këshillit të Legjislacionit deputeti i LSI u detyrua të reagojë sërish për këtë çështje i ngacmuar nga deputeti i PS Alket Hyseni.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/hetimet-rrugen-tirane-elbasan-haxhinasto-jam-gati-te-verifikohem-por
Recommended