Ora News - Aksident në Elbasan, makina përplas 3 persona, 1 i vdekur

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Një person i vdekur dhe dy të tjerë të plagosur është bilanci i një aksidenti rrugor të regjistruar paraditen e sotme në Elbasan.

Ngjarja ka ndodhur në zonën e Metalurgjikut, ku një automjet ka përplasur tre persona në rrethrrotullimin e Bradasheshit.

Nga aksidenti viktimë ka mbetur një grua, ndërsa dy të plagosurit janë transportuar në spital për ndihmë mjekësore. Policia e mbërritur në vendngjarje ka nisur hetimet për zbardhjen e aksidentit.

Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/aksident-ne-elbasan-makina-perplas-3-persona-1-i-vdekur

Recommended