Report TV - Aksident në Elbasan, makina përplas kalimtaren

  • 6 years ago
Një makinë ka përplasur mëngjesin e sotëm një kalimtare në aksin Elbasan- Metalurgji, ku fatmirësisht kalimtarja është dërguar në spital dhe është jashtë rrezikut për jetën.
Burime zyrtare nga policia bëjnë me dije se një automjet tip ?Nissan? me targa italiane ?ET 437 FJ?, i cili drejtohej nga 59- vjeçari P.P ka përplasur 48- vjeçare A.M.

Uniformat blu kanë shoqëruar në komisariat drejtuesin e mjetit dhe po punojnë për përcaktimin e shkaqeve të aksidentit.

Njoftimi i policisë:

Më datë 13.11.2017 në aksin rrugor Elbasan - Metalurgji mjeti tip "Nissan" me targa Italiane ET 437 FJ drejtuar nga shtetasi P.P., 59 vjeç banues në Itali ka aksidentuar një këmbësore.

Shtetasja A.M., 48 vjeçe është dërguar për ndihmë mjekësore në spitalin Kirurgjik Elbasan dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Recommended