Report TV - Tjetër aksident në Elbasan, vdes kalimtarja, plagosen 2 të tjerë

  • 6 years ago
Një tjetër aksident rrugor ka ndodhur mëngjesin e kësaj të hëne në Elbasan. Ka qenë një këmbësor i cili është përplasur nga një automjet dhe për rrjedhojë dyshohet se ai ka humbur jetën.

Aksidenti ndodhi pranë Metalurgjikut, në dalje të qytetit të Elbasanit. Policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes dhe po heton për shkaqet e aksidentit.

Më herët në Elbasan u përplasën dy automjete, por fatmirësisht pa të lënduar. Report Tv ka siguruar foto nga aksidenti, ku duket se përplasja mes mjeteve ka qenë e fortë, duke shkatërruar ?Fuoristradën?.

Recommended