Report TV - Opozita kërkon shkarkimin e kryeprokurores Arta Marku

  • 6 years ago
Partia Demokratike paraqiti përpara Komisionit të Ligjeve dhe Këshillit të Legjislacionit kërkesën për ndryshimin e Kushtetutës, shkarkimin e Arta Markut dhe zgjedhjen e një tjetër prokurori të përgjithshëm të përkohshëm, por në një mënyrë tjetër. Demokratët kanë dhe argumentet se pse kërkojnë shkarkimin e Markut, kur rendisin se çfarë ka ndodhur që nga dita që ajo ka hyrë në zyrë.
?Kërkesa jonë ka 3 çështje: 1. Emërimi i një prokurori të përkohshëm jo politik me 3/5 2. Prokurori të zgjidhet me vetting 3. Mekanizëm zhbllokues për situatën. Gjykatësi kushtetues më i vlerësuar nga vettingu të jetë prokurori i Përgjithshëm i përkohshëm. Arsyet pse ne e kërkojmë këtë është vendimi i 18 dhjetorit, ku në shkelje të Kushtetutës u emërua prokurori i Përgjithshëm pa vetting dhe në mënyrë të njëanshme. Nazer Seiti u ekstradua, Orest Sota u lirua nga burgu, Saimir Tahirit iu rikthye pasaporta, por edhe shumë cështje të tjera po shkojnë drejt dyshimit pas 18 dhjetorit dhe këtej? tha Alibeaj.

Recommended