Akuzat për zhbllokimin e insekticidit Silikon Mix. Arta Marku kërkon hetimin e ish ministrit Peleshi
  • 5 years ago
TIRANË- Prokuroria e Përgjithshme kërkon hetimin e ish-ministrit të Bujqësisë Niko Peleshi. Gazetari i Report Tv Arsen Rusta raporton se prokuroria ka kërkuar hetimin e Peleshit pas publikimit në disa media të lajmit se kur ishte ministër i Buqjësisë ka lejuar të futen në vend pesticide të dëmshme për njerëzit. Përmes një shkrese që kryeprokurorja Arta Marku i ka dërguar Prokurorisë së Tiranës, thuhet se ndaj Peleshit ka dyshime se ka shpëroruar detyrës duke lëshuar urdhrin për zhllokimin e këtij insekticidi i cili përdoret në kultivimin e frutave dhe perimeve duke shkaktuar pasoja të dëmshme tek konsumatorët.

"Bashkëlidhur ju dërgojmë për vlerësim ligjor sipas kompetencës, të dhëna të printuara nga mediat audiovizive ku përfshihen dyshime në lidhje me shpërdorimin e detyrës prej shtetasit Niko Peleshi. Konkretisht, nga publikimet e fundit rezulton se ish-Ministri i Bujqësisë, ka lëshuar në kundërshtim me ligjin urdhrin për zhbllokimin e insekticidit Silikon Mix, i cili përdoret në kultivimin e frutave dhe perimeve, me pasoja të dëmshme.
Recommended