Ora News – Drejtësia në udhëkryq, Arta Marku s'ka fonde për pagat e policisë gjyqësore

  • 5 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
#oranews

Prokurorja Arta Marku ka kërkuar mendim dhe informacion nga prokuroritë e Shkallës së Parë dhe Apelit në rrethe në lidhje me rritjen e pagave të oficerëve të policisë gjyqësore duke nisur nga 1 janari 2019.

Prej këtij muaji pagat e prokurorëve dhe gjyqtarëve janë rritur sipas paketës së reformës në drejtësi, ndërkohë ligji në fuqi për policinë gjyqësore parashikon se paga e efektivit të kësaj strukture është sa 70% e rrogës së prokurorit.

Me datën 18 janar 2018, me një shkresë zyrtare kryeprokurorja Arta Mariku kërkoi mendim sesi duhet vepruar në kushtet kur pagat e prokurorëve do të jenë mbi 200 mijë lekë të reja që nga fillimi i këtij viti.

Zyrat e Financës në disa prej prokurorive kanë përllogaritur numrin e OPGJ që kanë në organikë dhe kanë përcjellë të dhënat në Prokurorinë e Përgjithshme.

Duke qenë se ligji që është aktualisht në fuqi për policinë gjyqësore nuk përcakton një shifër konkrete por vetëm në termin se paga e OPGJ është sa 70% e pagës së prokurorit, rritja duhet të përfshijë edhe policinë gjyqësore.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/pagat-e-opgj-ve-ne-pikepyetje-arta-marku-kerkon-mendim-nga-prokurorite-e-rretheve

Recommended