Ora News - Arta Marku tregon takimin me Ramën kur opozita protestonte

  • 5 years ago
#rtvora #oranews

Kryeprokurorja e përgjithshme e përkohshme, Arta Marku para KLP ka treguar se me kryeministrin Rama ka pasur disa takime. Ai tregon se takimi i fundit në kohën e protestave të opozitës është bërë për shkak të situatës emergjente që po kalonte vendi.

Arta Marku: Janë disa takime me kryeministrin, pasi ai drejton disa komisione ku unë jam pjesë. Ka një grup pune që merret me mënyrën si do përfaqësohet Shqipëria në komitetin Manival dhe kryeministri është kryetar i këtij grup pune. Është koordinimi i punës për pastrimin e parave. Pra ka pasur disa takime.

Takimi i fundit është bërë në kohën kur opozita ishte në protesta dhe pati disa probleme, ku disa protesta degjeneruan në dhunë.

Kjo është arsye e takimit me mua dhe disa drejtues të tjerë.

Nuk ka qenë një takim raportues, pasi nuk ka një marrëdhënie të tille mes ekzekutivit dhe prokurorisë. Ka qenë një takim pune për shkak të situatës emergjente që po kalonte vendi.

Për më shumë lexoni në: https://oranews.tv/article/arta-marku-tregon-takimin-e-rames-kur-opozita-protestonte

Follow RTV Ora

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Recommended