Ora News - Opozita padit kryeprokuroren Arta Marku, largoi prokurorët që hetojnë Tahirin

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Opozita padit kryeprokuroren Arta Marku për largim të paligjshëm të prokurorëve që hetojnë ish- Ministrin e Brendshëm Saimir Tahiri, me qëllim mbylljen e hetimit ndaj tij.

Ne emër të opozitës, kallëzimin e depozituan në prokurorinë e Tiranës, kryetarët e grupeve parlamentare PD- LSI, Spaho dhe Vasili.

Në kallëzim thuhet se ?Arta Marku ka ndërmarrë veprime aktive që kanë shkaktuar pasoja të rënda për funksionimin e organit të prokurorisë?.

Po ashtu opozita i cilëson lëvizjet e paligjshme të prokurorëve të urdhëruara politikisht.

Si arsyetim për padinë, opozita thotë se kryeprokurorja ka shpërdoruar detyrën, pasi ajo vendosi të shpërbëjë tërësisht grupin e prokurorëve të çështjes penale ndaj ish-Ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri.

?Arta Marku ka ndërhyrë në mënyrë aktive për dështimin e hetimeve ndaj tij?-shprehet opozita në kallëzimin penal.

?Fillimisht, largoi nga Prokuroria e Krimeve të Rënda, duke komanduar si drejtuese e Prokurorisë së Tiranës, znj. Elisabeta Imeraj, Më pas, transferoi edhe prokurorin tjetër të çështjes, z. Besim Hajdarmataj nga Prokuroria e Krimeve të Rënda në Prokurorinë e Pogradecit. Lëvizja dhe transferimi i prokurorëve që udhëheqin çështjen penale të Saimir Tahirit, është një veprim aktiv dhe i kundërligjshëm, që bëhet me qëllimin e plotë të dështimit të hetimeve dhe përbën pa asnjë dyshim pengim të drejtësisë. Kjo lëvizje vjen në një kohë ku afati ligjor i hetimeve është drejtë përfundimit dhe prokurorët do të duhet të dalin me konkluzionin përfundimtar mbi këtë hetim?- thuhet në kallëzimin e depozituar në Prokurorinë e Tiranës.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/opozita-padit-kryeprokuroren-arta-markulargoi-prokuroret-qe-hetojne-tahirin

Recommended