Ora News - Shkarkimi i kryeprokurores, amendamentet e opozitës votohen më 15 mars

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Edhe pse socialistët nuk e aprovojnë ndryshimin e kushtetutën për të zgjedhur një kryeprokuror të ri, kanë rënë dakord ta shqyrtojnë amendamentit e paraqitur nga opozita që kuron rinisjen e procesit të zgjedhjes së Prokurorit të Përgjithshëm. Opozita kërkon që Arta Marku të shkarkohet dhe Kryeprokurori i ri të propozohet nga Gjyakata Kushtetuese, të kalojë vetingun dhe të votohet me 84 vota në parlament, por ky pretendim konsiderohet nga maxhoranca si varrosje e reformës në drejtësi.

Tirane- Opozita mbrojti në Këshillin e Legjislacionit, amendamentin e saj kushtetues për të shkarkuar prokuroren e përgjithshme, Arta Marku dhe zgjedhjen e një kryeprokurori të ri me 84 vota dhe ti ketë kaluar vetingun.

Pasi denoncoi rastin e ish ministrit Saimir Tahiri dhe ekstradimin e Nezar Seitit, deputeti Enkelejd Alibeaj, tha se ky amendament është shpëtim i reformës në drejtësi dhe hapje e rrugës për integrimin e vendit në Bashkimin Europian

Enkelejd Alibeaj: "Janë dhënë prova të njëpasnjëshme që pandëshkueshmëria është korace. Është imuniteti i qeverisë, i kryeministrit. Ka futur në sqetull prokurorinë, drejtësinë dhe ne duhet ta shpëtojmë. Futja në burg Saimir Tahirit është kusht për integrimin europian"

Por për socialistët është e kundërta, jo shpërtim, por varrosje e reformës

Ulsi Manja:"E përkthej shqip-shqip, jo shpëtim por varrosje të reformës në drejtësi"

Megjithatë, palët ranë dakord ta shqyrtojnë këtë amendament, duke caktuar ekspertët dhe relatorët, ndërsa në datë 15 mars, kërkesa për ndryshimin e Kushtetutës do të votohet në parlament.

Për më shumë lexoni në:
http://www.oranews.tv/article/shkarkimi-i-kryeprokurores-amendamentet-e-opozites-votohen-me-15-mars

Recommended