Ora News - Idrizi paralajmëron dërgimin në Kushtetuese të marrëveshjes për varrezat

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Kreu i PDIU-së, Shpëtim Idrizi i ftuar në "360 Gradë" në Ora News paralajmëroi se marrëveshja për ndërtimin e varrezave greke mund të përfundojë në Gjykatën Kushtetuese, por më parë do të kërkonte nëse kjo marrëveshje ka pasur plotfuqishmëri nga Presidenti i Republikës.

Idrizi: Ditën e hënë do t'i drejtohem Ministrisë së Jashtme, kryeministrit, Presidentit, qa ka pasur plotfuqishmëri negociatorët tanë kur kanë nënshkruar marrëveshjen për varrezat e ushtarëve grekë. Nëse nuk kanë pasur, ne do ta çojmë në Gjykatën Kushtetuese edhe këtë marrëveshje.
Koka: Për të njëjtën çështje është rrëzuar edhe marrëveshja e Detit në vitin 2009. Ka një precedent.

Idrizi: Do t'i drejtohemi Ministrisë së Jashtme, Ministrisë së Mbrojtjes, a ka pasur plotfuqishmëri.

Dervishi: Ka pasur një grup pune dhe janë realizuar të gjitha procedurat dhe derisa është miratuar nga Parlamenti, logjika e do që ka pasur të gjithë hallkat.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/idrizi-paralajmeron-dergimin-ne-kushtetuese-te-marreveshjes-varrezat

Recommended