Shkrihet Sekretariati për zbatimin e Marrëveshjes së Ohrit
  • 5 years ago
Përplasjes në BDI vazhduan edhe sot në lidhje me Shuarjen e Sekretariatit për Implementimin e MO-së. Bujar Osmani i kundërpërgjigjet Likës duke thënë se kjo ishte paraparë që në Marrëveshjen e Tiranës. Nga malësia e Sharrit, aty ku në 2001 nisi konflikti i armatosur, zv.kryeministri Habi Lika kundërshtoi edhe një herë shuarjen e Sekretariatit duke thënë se me këtë rrezikohet përfaqësimi i drejtë i shqiptarëve, duke pranuar se Marrëveshja e Ohrit nuk është implementuar në tërësi. Por ndryshe nga Lika mendon shefi i kabinetit të Ahmetit, Artan Grubi i cili thotë se Marrëveshja e Ohrit është zbatuar më shumë se sa është paraparë.
Recommended