Nis puna për materializimin e marrëveshjes për zgjedhoren, Gjiknuri tregon kur do shkojë në Komision
  • 4 years ago
#tvora #rtvoranews
Këshilli Politik u mblodh sërish pasditen e sotme në Pallatin e Kongreseve një ditë pas dakordësimit për një draft konsensual të Kodit të Ri Zgjedhor.

Në mbledhjen që gjati pak më shumë se gjysmë ore mësohet se është diskutuar për gjitha pikat për të cilat është rënë dakord mbrëmjen e djeshme: Identifikimi elektronik, administrata zgjedhore dhe përbërja e KQZ.

Në fund të mbledhjes, përfaqësuesit e opozitës së bashkuar Bylykbashi dhe Vasili nuk preferuan të flasin për median.

Ndërsa, Damian Gjiknuri, i PS-së tha se palët u ngarkuan detyra ekspertëve për të materializuar marrëveshjen e arritur.

"Mbledhje pune. U ngarkuam disa detyra erkspertëve dhe brenda javës që vjen do të mbyllim të gjithë paketën ligjore për të materializuar marrëveshjen. Sa të mbarojë këtu do të shkojë direkt në Komisionin e Reformës, është punë ditësh".

Finalizimi i marrëveshjes për reformën zgjedhore erdhi pas një jave negociatash intensive dhe me ndërhyrjen e ambasadorëve.

Për më shumë lexoni në: https://oranews.tv/article/keshilli-politik-do-te-mblidhet-serish-sot-ne-oren-1800

Follow TV Ora dhe RTV Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp
Recommended