Report TV -Rama në OKB Do monitorojmë zbatimin e marrëveshjes së paqes në Ukrainë
  • 4 years ago
Gjatë fjalës në OKB, kryeministri Rama theksoi se parësore për Shqipërinë gjatë kryesimit të OSBE do të jetë siguria kombëtare, respektimi i të drejtave të njeriut dhe forcimi i shtetit të së drejtës. Rama tha se mbrojtja dhe diferenca në terren përmes monitorimit të OSBE është një nga pikat kyçe që Shqipëria ka gjatë kryesimit për 2020. Ai foli dhe p[ër vizitën në Ukrainë, ku tha se në rolin e kryetarit të OSBE do të monitorojë zbatimin e marrëveshjes së paqe atje.

'OSBE është një shtyllë e rëndësishme e rendit ndërkombëtar dhe në axhendën tonë është zhvillimi i qëndrueshëm. Jam i vendosur si kryetar i OSBE për të rritur bashkëpunimin dhe të përballimin e sfidave. Pikat kyçe janë siguria kombëtare dhe të promovojmë të drejtat e njeriut dhe shtetin e së drejtësi. Në krye të OSBE objektivi kryesor do të jetë mbrojtja dhe të bëjmë diferencën në terren. OSBE ka provuar se mund të dislogohet në vende të ndryshme pas konfliktit, prandaj përpjekjet për zgjidhjen e krizave mbetet parësore për ne si kriza në Ukrainë. Gjatë vizitës në Ukrainë theksova përkushtimin tonë për të çuar përpara marrëveshjen e paqes dhe arritjen armëpushimit atje. Pavarësisht marrëveshjes së paqes ende ka viktima atje. Në Ukrainë kërkojnë një monitorim të OSBE atje për zbatimin e plotë të paqes' tha Rama.
Recommended