Ora News - Paditet në prokurori kryebashkiaku i Kukësit, Bashkim Shehu

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
KLSH kallëzon në Prokurori Kryetarin e Bashkisë Kukës me detyrë Titullar i Autoritetit Kontraktor.

Në një njoftim për shtyp nga ky institucion informohet se "dëmi ekonomik i shkaktuar nga shkeljet dhe abuzimet me detyrën arrin në 59 milionë lekë. Shpenzime jo në përputhje me administrimin e fondeve publike me ekonomicitet, efektivitet dhe efiçiencë në vlerën 65 milionë lekë

KLSH ndërmori auditimin në këtë bashki dhe u konstatuan një sërë shkeljesh dhe parregullsish në zbatimin e dispozitave përkatëse ligjore e nënligjore në fushën e prokurimeve, sidomos përsa i përket përzgjedhjes së procedurave të prokurimit; përllogaritjes së sasisë së punimeve; hartimit të kritereve për pjesëmarrje në procedurat e prokurimit; vlerësimin e ofertave të operatorëve ekonomikë konkurrues; si dhe mosrespektim dhe moszbatim të kushteve të kontratës së nënshkruar midis palëve.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/Paditet%20n%C3%AB%20%20prokurori%20kryebashkiaku%20i%20Kuk%C3%ABsit,%20Bashkim%20Shehu

Recommended