Ora News - Anëtarja e KPK, Brunilda Bekteshi paditet në SPAK

  • 3 years ago
#rtvora #rtvoranews


Pas ish anëtarit të KPA Luan Daci që po përballet në gjykatë me akuzën e falsifikimit të dokumenteve, një tjetër anëtare e trupës së vettingut kallëzohet për ndjekje penale për parregullsi me pasurinë.

Shoqata ?Drejtësi për drejtësinë? ka denoncuar në SPAK anëtaren e KPK Brunilda Bekteshi, duke iu referuar publikimeve të bëra në media ditët e fundit në lidhje me pasuri të pa deklaruara.

Pala kallëzuese i kërkon kryeprokurorit të SPAK, Arben Kraja të hetojë Brunilda Bekteshin në lidhje me nje kontrate shitblerje apartamenti ne vitin 2007, ne shumen 3,100,000 leke., me lekë në dorë.

Dy dite më pas, në 2009 eshte marre nje kredi ne banke per blerje apartamenti, ne shumen 54 mije euro ndërkohë që në dokumentacion kuptohet se kredia eshte marre per blerejn e apartamentit qe ne te vertete eshte blere ne vitin 2007.

Në lidhje me këtë pronë, në kallëzim thuhet se nuk rezulton te kete nje kontrate per blerje te apartamentit pas marrjes se kredise ne vitin 2009. Po kështu huaja bankare e marrë eshte shlyer brenda nje afati 5 vjeçar, duke krijuar dyshime mbi të ardhurat e siguruara për mbylljen e kredisë.

Në kallëzim theksohet më tej se këto të dhëna nuk jane pasqyruar saktë nga Brunilda Bekteshi ne deklarimin e pasurise gjate fillimit te detyres si komisionere në vitin 2017. Bazuar në këto të dhëna, shoqata drejtësi për drejtësinë kërkon që SPAK të hetojë anëtaren e KPK Brunilda Belkeshi për akuzën refuzimi për deklarimin, mosdeklarimi, fshehja ose deklarimi i rremë i pasurive.

Për më shumë lexoni në: https://www.oranews.tv/anetarja-e-kpk-brunilda-bekteshi-paditet-ne-spak/

Follow TV Ora dhe RTV Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Për më shumë na ndiqni në: www.oranews.tv

Recommended