Ora News - Afrim Krasniqi: Këtu populli vdes për partitë, në Tiranë kemi konflikt luksi

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Në emisioni "Tonight Ilva Tare" mbrëmjen e djeshme u analizua post protesta e 27 janarit. Politologu dhe drejtori i Institutit Shqiptar për Studimet Politika deklaroi se konflikti që po ndodh në Tiranë është konflikt luski, ndërsa popullin i cili nuk ngrihet në protestë për vdekjen e 21 minatorëve, ngrihet në protestë për partitë.



Afrim Krasniqi: "Edi Rama nuk është sot kryeministër për shkak të panelit, por për shkak të marrëveshjes që bëri me PD-në dhe duhet ta dijë se siç PS-ja ka sot ministrin e Brendshëm në krye të Parlamentit, PD-ja kishte ministrin që na mbylli univeristetin në vitin '91 në grupin parlamentar.

Nëse i hyjmë kësaj historie nuk do të dalim kurrë. Unë dua që Shqipëria të ketë një qeveri të kontrollueshme dhe nuk e ka.

Unë dua që Shqipëria të ketë një Parlament funksional dhe nuk e ka.

Unë dua që elitat tona politike të mos i shohim si e keqja e vendit por ti shohim si me shpresë, por nuk e kemi këtë lloj shansi.

Kush e ka fajin më pak a më shumë nuk më intereson fare.

Ajo që më intereson është fakti që ne jemi duke diskutuar sot që Shqipëria është vend që do të hyjë në Bashkimin Europian, për 6 muaj të marrë një përgjigjje dhe ne jemi në dilemë nëse ky është vendi jonë për të jetuar, jo më për të pritur që Shqipëria të ketë një të ardhme për Bashkimin Europian dhe kjo nuk vjen për shkak të fjalëve tona por për shkakun e atyre njerëzve që e kanë qeverisur këtë vend, që janë 13 vite njëra palë dhe 13 vite pala tjetër, është kaq e thjeshtë historia.

Dhe unë jam larguar nga këto emocione që mërziten liderat apo mërziten partitë, ajo çfarë dua të them me zë të lartë është fakti që ky popull vdes për partitë, del në protesta për partitë por sa herë që janë thirrur për gjëra civile nuk kanë pranuar të dalin."

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/afrim-krasniqi-ketu-populli-po-vdes-partite-ne-tirane-kemi-konflikt-luksi

Recommended