Tempora – Afrim Krasniqi në Tempora: Kriza politike ka potencial për t’u agravuar
  • 5 years ago
#rtvora #tempora
Analisti Afrim Krasniqi për emisionin ?Tempora? në RTV Ora ka thënë se kriza aktuale në Shqipëri ka potencial për t?u agravuar.

Krasniqi: Kriza aktuale është një nga ato krizat e veçanta që gjithmonë tërheq vëmendje dhe ka potencial për t'u agravuar.

Së dyti është situata në Ballkan. Ka një sërë vendesh në Ballkan ku ka gati zhvillime të njëjta dhe redaksitë e lajmeve janë të interesuara për të parë kush është prespektiva e Ballkanit ku Shqipëria bën pjesë.

Dhe së treti kancelaritë ndërkombëtare për shkak të nevojës për zgjedhjet europiane janë më shumë të interesuara për problemet e brendshme të BE-së sesa me vendet e rajonit, përfshirë edhe Shqipërinë.

Ai e ka konsideruar një lajm të mirë për shqiptarët që mediat ndërkombëtare po i kushtojnë vëmendje situatës në Shqipëri.

Krasniqi: Për shqiparët tërheqja e vëmendjes së ndërkombëtarëve nuk është lajm i keq është lajm i mirë, sepse ato gjëra që nuk thuhen në Shqipëri jepen në mediat ndërkombëtare. Nëse censurohet në Shqipëri nuk mund të censurohet në mediat ndërkombëtare. Edhe gazetarët që vijnë nuk janë të ndikuar nga partia, apo qeveria, por janë gazetarët më të mirë që mbulojnë rajonin për vite të tëra, sepse kanë ndjekur zhvillimet dhe kuptojnë kush është thelbi i ndryshimeve.

Dhe nëse ne e shohim shumica e çështjeve, që lidhen me problematikat aktuale në Shqipëri, siç është blerja e votave, trafiku, skandalet, kritikat ndaj politikanëve të caktuar, akuzat në nivele ndërkombëtare, problemet e marrëdhënieve dhe dokumente që nuk u jepen publikut në Shqipëri, publikohen në mediat ndërkombëtare sepse atje është garancia edhe për t'i publikuar dhe ata kanë integritetin profesional për ti dhënë gjërat në kohë.

Ndiqni emisionin live në:
https://www.youtube.com/watch?v=TiafyLcseOA
Follow Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3
For more content from click HERE www.oranews.tv
Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s
Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID
Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp
Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz
Recommended