Kriza politike, Dade ne "Tempora" : Të largohet Kryeministri, qeveria është kapur në skandale
  • 5 years ago
#rtvora #tempora
Ish deputetja socialiste, Arta Dade një ndër figurat më të njohura të kësaj partie, inkurajon deputetët e grupit të maxhorancës të bëjnë një lëvizje për të zgjidhur krizën politike.

Zgjidhjen e ka në dorë maxhoranca e cila duhet të largojë Ramën si kryeministër dhe të zgjedhë një kryeministër tjetër, tha Dade, në një intervistë për emisionin "Tempora" transmetuar mbrëmjen e 16 prillit 2019.

E sheh të largët zgjidhjen e krizës politike ndërsa në vend është cënuar siguria në mënyrë serioze, dhe pushteti ekzekutiv është kapur nga korrupsioni. Megjithatë eshtë e bindur se zgjidhja është vetëm tryeza e dialogut por aty nuk duhet të ulen ata që e kanë krijuar këtë krizë.

Ish ministrja e Jashtme është e bindur gjithashtu se nuk janë protestat e opozitës që pengojnë integrimin por nënvizon dhe se opozita ka hyrë në luftë e papërgatitur e pareformuar dhe me një lider që ka mjaft probleme të mbartura në personalitetin e tij, për të cilat më së pari ai vetë duhet të ishte i interesuar që t'i kishte pastruar.

Intervista u mor nga gazetarja Marjana Legisi.

Pyetja: A është kapur shteti dhe nëse po nga kush?

Arta Dade: Nuk mendoj që kemi një kapje të shtetit në kuptimin klasik të fjalës, por është shqetësuese që ka segmente shumë të rëndësishme të shtetit që nuk po funksionojnë. Pra kam parasysh pushtetin gjyqësor, por mbi të gjitha Gjykata Kushtetuese që ka kohë që nuk funksionin. Kam parasysh edhe Parlamentin, i cili nuk punon në kapacitetin dhe në formatin e tij të zakontë me aktin e djegies së mandateve nga ana e opozitës që është një gjë e paprecedentë, që në fakt dëmton shumë rëndë funksionimin e parlamentit, dëmton shumë rëndë demokracinë dhe dëmton shumë rëndë vetë opozitën.

Kemi një sërë institucionesh që nuk po funksionojnë, është cënuar siguria në mënyrë serioze, në vend dhe unë besoj se segmente shumë të rëndësishme të shtetit, si ekzekutivi janë kapur nga korrupsioni. Kemi një rezultat të munguar në luftën kunër krimit të organizuar. Në këtë kuptim kemi një funksionim normal të shtetit.

Opozita hyri ne lufte e papergatitur

Pyetja: Kush janë përgjegjësit?

Arta Dade: Është shumë vështirë të tregosh me gisht një aktor. Ka shumë aktorë, që janë përgjegjës, por mbi të gjitha përgjegjës janë ata që e quajnë veten lider të forcave kryesore politike.

Mazhoranca nga ana e saj duhet të nxjerrë përgjegjegjësitë e veta dhe të jetë në përgjegjëshmërinë që kërkojnë vetë sfidat që ka Shqipëria përpara, por nga ana tjetër opozita ka hyrë në një luftë politike e papërgatitur, e pareformuar dhe me një lider që ka mjaft probleme të mbartura në personalitetin e tij, për të cilat më së pari ai vetë duhet të ishte i interesuar që t'i kishte pastruar.

Shikoj me shqetësim gjithashtu që Sali Berisha, - i cili është përgjegjës për dëme madje për disa prej tyre të pariparueshme në Shqipëri, - drejton mesa duket opozitën në Shqipëri dhe është vazhdimisht në krah të Lulzim Bashës"

Rama duhet te largohet, maxhoranca te zgjedhe kryemini...
Recommended