Tempora - Editorial i Temporas: Një vit mes tërmetit, pandemisë dhe krizës politike
  • 3 years ago
#rtvora #rtvoranews


Me gushtin iku vapa, por erdhi stina me e nxehte politike ne vite: fushata per zgjedhjet e 25 prillit 2021.

Beteja konsiderohet për ?jete a vdekje? per disa prej figurave, qe kane zotëruar skakieren politike, por për shqiptaret nuk është ky preokupimi kryesor ne një prej viteve me te vështira ne dekada.

Dhjetëra jetë të humbura, qindra të plagosur e mijëra qytetarë në qiell të hapur.

Politika sheshoi konfliktin, politikanet shtrënguan duart me qytetarët, nuk munguan as emocionet e forta nga udhëheqësit.

Me kapërcimin e ditëve situata u bë edhe më e vështirë për qytetarët, edhe pse premtimet ishin të mëdha.

Nëse ngjarja nuk ndodh ne ERTV ka gjase mos ketë ndodhur fare, ndaj janë dëshmitë e qytetarëve sot, që paraqesin gjendjen e vërtetë të tyre dhe arsyet nuk janë te vështira te kuptohen.

Fondet mbreselenese te BE/se dhe organizmave te tjerë entuziazmuan pushtetin e shqiptare, por hulumtimi në webin e kësaj qeverie dhe atë të prokurimeve publike si dhe në kanale alternative siç është ai i ?Open Data?, kryer nga portali Gogo.al deshmon mënyrën se si po menaxhohen fondet.

Fituesit e tërmetit pagëzohen me ?Rrjeti i Padukshëm Numër 1? Këtu gjejmë kompani, personazhe dhe lidhje që ekzistojnë mes Bashkisë së Tiranës si autoritet kontraktor dhe tyre. Përfituesit e cdokohshem te nje rrjeti qe gëlltit paratë e shqiptareve.

Sikur te mos mjaftonin tërmetet, shqiptaret u përballen me kaosin e krijuar nga pandemia, kaos qe noton mes te vërtetave e te pavërtetave, fakteve e propagandës. Izolimi për rreth 3 muaj, ndryshoi tërësisht mënyrën e jetesës.

Por premtimet ekonomikë ishin të mëdha Sink rama Hapja nuk zgjidhi situatën, 50.000 te papune e biznese shkuan drejt mbylljes.

Por ne mbyllje te karantinës, prioriteti i Bashkise se Tiranes nuk qe as ekonomia e as siguria e shqiptareve, por shembja e dyshimte e Teatrit Kombetar mes protestave qytetare.

Pas hapjes të prekurit nga Covid u shumëfishuan e fatkeqësisht edhe humbjet e jetëve. Por ne kulmin e nje acarimi shoqëror e politik prej mënyrës se menaxhimit te situatës, kundërshtaret gjejnë gjuhen ne token amerikane: ate për ndryshimin në kodin zgjedhor e pas orëve të gjata negociatash në rezidencën e ambasadës se SHBA u arrit marrëveshja mes palëve.


Për më shumë lexoni në: https://www.oranews.tv/pas-pak-tempora-nga-sonila-meco-te-ftuar-dhe-surpriza-pa-fund/

Follow TV Ora dhe RTV Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Për më shumë na ndiqni në: www.oranews.tv
Recommended