Cutillo: Kriza politike mund të ndikojë vendimin e Brukselit, djegia e mandateve na ka suprizuar!
  • 5 years ago
Ambasadori i Italisë në Tiranë, Alberto Cutillo, thotë se kriza politike që ka prekur vendin, mund të ndikojë në vendimin e Brukselit që pritet të merret në qershor sa i përket hapjes së negociatave të Shqipërisë për në Bashkimin Evropian.

Në një prononcim për gazetarët, Cutillo tha se mazhoranca duhet të bëjë një hap pas. Nga ana tjetër, ai thotë se djegia e mandateve nga ana e opozitës që tashmë ka dalë në rrugë në protesta antiqeveritare, i ka suprizuar.

Ndërkohë, kryediplomati tha se Italia do të japë mbështetjen e saj sa i përket përmirësimit të sektorit energjetik.

"Sektori energjetik është sektor që parashikon rregulla tejet shtrënguese dhe bazohet në parime kyce, tregu i lirë dhe çmime konkurruese. Shqipëria nuk mund të arrijë nesër në realizimin e këtyre reformave por duhet t'i përafrohet këtyre standardeve në mënyrë që edhe procesi i anëtarësimit të mos zgjasë në pafundësi. kam besimin se edhe me mbështetjen e Italisë Shqipëria do të mund të realizojë reformat sa i përket sektorit të energjisë", tha Cutillo.
Recommended