Cutillo: Kriza mund te ndikoje ne vendimin e Brukselit

  • 5 years ago
?Kriza politike në Shqipëri mund të ndikojë negativisht në vendimin e Komisionit Europian për çeljen e negociatave që pritet të merret në Qershor?.

Shqetësimi vjen nga ambasadori italian në Tiranë, Alberto Cutillo.

?Pikëpyetja e parë është sa i përket vendimit të opozitës që të braktisë parlamentin, se ky është një vendim i paprecedentë dhe po krijon këtë situatë dhe po lë me gojë hapur të gjithë. Mund të ketë një efekt negativ politik, por gjithsesi vendimi do të merret në Qershor dhe që Italia shpreson të hapen negociatat.?

Kjo deklaratë u bë gjatë një takimi me investitorë të huaj në sektorin energjetik. Ambasadori theksoi se për shkak të situatës politike, ky takim pune u shty për sot, pasi shumë investitorëve preferuan të mos merrnin pjesë për shkak se në datën e planifikuar, zhvillohej protesta e opozitës.

Kutilio i kërkoi sërish opozitës që protestat të jenë paqësore. Ai tha se, duhet të nisë dialogu mes forcave politike duke theksuar që ?dialog nuk do të thotë që të pranohen kushtet e opozitës, por të bisedohet për të arritur qëllimet për integrimin e vendit në BE?.

Teksa opozita përgatitet për protestën e 13 Prillit, ndërkombëtarët kanë shtuar thirrjet për dialog. Ambasadori i Bashkimit Europian në Tiranë, Luigi Soreca përsëriti thirrjen për kompromis mes opozitës dhe maxhorancës. Sipas tij, ura e bashkëpunimit ekziston, por palët duhet ta gjejnë atë.

Tv Klan

Recommended