Ora News - Rruga Kuçovë-Elbasan, fshati Kozare pengesë për zbatimin e projektit

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Projekti i rrugës Kuçovë-Elbasan, me vlerë 827 milion lekë të reja, konsiderohet si investimi më i rëndësishëm i ndërmarrë vitet e fundit në qytetin e naftëtarëve.

Kryebashkiaku Sefto Kapllani, thotë se rruga e re do t'i japë frymëmarrje qytetit duke shkurtuar ndjeshëm distancat për qarkullimin e njerëzve dhe mallrave drejt Elbasanit e Tiranës.

Kapllani: Është shumë e rëndësishme jo vetëm për lëvizjen e njerëzve por edhe të mallrave. Ne kemi zona të begata për produktet bujqësore.

Por shpronësimet në fshatin Kozarë, ku rruga kalon mes për mes janë problemi i madh që po has bashkia e Kuçovës për t'i hapur rrugën zbatimit të plotë të projektit.

Kapllani: Problem për ne ngelet pjesa e kalimit të segmentit të rrugës që kalon mes për mes fshatit Kozare, ku ka shqetësime nga pjesa e biznesit dhe disa banorë që u dëmtohen ndërtesat.

Rruga e re nacionale kalon në bashkitë e Kuçovës, Belshit dhe Cërrikut, dhe konsiderohet një bosht i rëndësishëm në jug të vendit, duke shkurtuar distancat dhe afruar njerëzit

Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/rruga-kucove-elbasan-fshati-kozare-pengese-zbatimin-e-projektit

Recommended