Ora News -Itali, kapet gomonia me 8 mln euro kanabis, arrestohen trafikantët shqiptarë

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Policia Italiane ka sekuestruar një gomone me rreth 900 kg kanabis sativa, ndërsa në pranga janë vënë dy shtetas shqiptarë me iniciale K.B. 52 dhe B.A. 39 vjeç.

Mediat italiane raportojnë se vlerë e drogës kapte shifrën e 8 milionë euro në tregun me pakicë.

Operacioni u zhvillua në prigjet e Pugnochiuso në Foggia.

"Ansa" shkruan se trafikantët, në sytë e njësive të Guardia di Finanza, kanë liruar garkesën e drogës. duke i hedhur ato në det dhe më pas kanë lënë anijen në plazhin e Pugnochiuso, për t'u arrestuar pak momente më vonë.

Ndërkohë, Policia e Shtetit bën me dije se gomonia me drogë është nisur nga Mali i Zi mesnatën e shkuar.

Dy skafistët shqiptarë janë nisur në drejtim të Malit të Zi, ndërsa janë mbajtur nën vëzhgim deri në momentin kur kanë marrë gomonen me drogë dhe janë nisur për në Itali.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/itali-sekuestrohen-900-kg-kanabis-arrestohen-dy-shqiptar

Recommended