Berisha për Ora News: Protesta e 27 janarit leksion i hidhur për Ramën

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Ish-kryeministri Sali Berisha në një intervistë ekskluzive për Ora News me gazetaren Ilva Tare tha se protesta e 27 janarit do të jetë një leksion i hidhur për kryeministrin Rama. Duke e cilësuar si një protestë multidimensionale, Berisha tha se Rama do të shohë vështirësi atë ditë.

Bashkëpunimin me LSI, lideri historik i PD nuk e quajti si dualizëm. por e konsideroi si jetike për të rrëzuar Ramën dhe qeverinë e tij.

Për reformën në drejtësi Berisha i qëndron mendimit se ndërkombëtarët janë palë me Edi Ramën.

Berisha tha se e këshillon Lulzim Bashën sa herë ai ja kërkon një gjë të tillë, ndërsa i kërkoi atij bashkimin e PD, pasi janë të gjitha mundësitë që kjo forë politike të bashkohet.

Intervista e plotë e ish-kryeministrit Sali Berisha dhënë për gazetaren Ilva Tare

Ilva Tare: Sali Berisha, 5 ditë përpara protestës së opozitës që do të mbahet të shunën në orën 12 çfarë prisni ju nga kjo protestë.

Sali Berisha: Ne presim që qytetarët shqiptarë ti japin Ramës, qeverisë së tij leksionin më të merituar. Ne presim që qytetarët shqiptarë të dëshmojnë para shqiptarëve dhe botës papajtueshmërinë e tyre me situatën dramatike të korrupsionit të papërmbajtur të narkoshtetit që vendos sot në të gjitha nivelet e këtij shteti. Në presim një vetëdije qytetare për të dalë nga kjo rrokullosje e madhe e cila ndër të tjera ka mungesën masive të shpresës së shqiptarëve vecanërisht të të rinjve se ky vend mund të bëhet, largimin masiv nga Shqipëria, bllokimin e investimeve të huaja por edhe largimin e tyre nga vendi, varfërimin progresiv të shqiptarëve.

Ilva Tare: Çfarë ka ndryshuar sepse 6 muaj më parë shqiptarët votuan dhe bënë zgjedhjen e tyre, pse duhet tju bashkohen ju qytetarët?

Sali Berisha: Unë jam shprehur për zgjedhjet dhe ato që kam thënë unë prap i qëndroj. Asnjë nga ne nuk duhet të harrojnë se dhjetra apo qindra mijëra vota ishin vota kanabiste, ishin vota të atyre që mbollën bimën e krimit.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/protesta-e-opozites-dhe-aleanca-pd-lsi-sot-sali-berisha-perballe-gazetares-ilva-tare

Recommended