Berisha për Ora News: Protesta, leksion i hidhur për kryeministrin. Ambasadorët palë me Ramën

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

I ftuar përballë gazetares Ilva Tare në emisionin e lajmeve në Ora News, ish-kryeministri Sali Berisha deklaroi se Ambasadorët janë palë me Edi Ramën përsa i përket reformës në drejtësi. Ish-lideri historik i PD-së, tha se protesta e 27 janarit do ta çojë në ngricë qeverinë.
Duke folur për bashkëpunimin e PD me LSI, Berisha tha se është i nevojshëm bashkimi i gjithë faktorëve kundër kësaj qeverie, që sipas tij jeton mbi krimin.
I pyetur për bashkëpunimin me Lulzim Bashën, Berisha thotë se është i gatshëm të japë ndihmesën e tij sa herë ti kërkohet.
Përsa i përket debatit të brendshëm brenda Partisë Demokratike, Berisha tha se është i nevojshëm bashkimi i gjithë kontributeve.
Sipas Berishës, Basha po e bën këtë ndonëse në mënyrë të avashtë.

Intervista

Ilva Tare: Sali Berisha, 5 ditë përpara protestës së opozitës që do të mbahet të shunën në orën 12 çfarë prisni ju nga kjo protestë.

Sali Berisha: Ne presim që qytetarët shqiptarë ti japin Ramës, qeverisë së tij leksionin më të merituar. Ne presim që qytetarët shqiptarë të dëshmojnë para shqiptarëve dhe botës papajtueshmërinë e tyre me situatën dramatike të korrupsionit të papërmbajtur të narkoshtetit që vendos sot në të gjitha nivelet e këtij shteti. Në presim një vetëdije qytetare për të dalë nga kjo rrokullosje e madhe e cila ndër të tjera ka mungesën masive të shpresës së shqiptarëve vecanërisht të të rinjve se ky vend mund të bëhet, largimin masiv nga Shqipëria, bllokimin e investimeve të huaja por edhe largimin e tyre nga vendi, varfërimin progresiv të shqiptarëve.

Ilva Tare: Çfarë ka ndryshuar sepse 6 muaj më parë shqiptarët votuan dhe bënë zgjedhjen e tyre, pse duhet tju bashkohen ju qytetarët?

Sali Berisha: Unë jam shprehur për zgjedhjet dhe ato që kam thënë unë prap i qëndroj. Asnjë nga ne nuk duhet të harrojnë se dhjetra apo qindra mijëra vota ishin vota kanabiste, ishin vota të atyre që mbollën bimën e krimit.

Ilva Tare: Po ato 200 mijë vota që i munguan PD nga zgjedhjet?

Sali Berisha: Asgjë nuk lëviz unë nga ajo analizë, por po them këto.

Ilva Tare: Pra këto vota që u blenë apo u vodhën do dalin të protestojnë me opozitën?

Sali Berisha: Jo, patë dy mekanizma aty, njëra ishte blerja direkt, por blerja tjetër ishte bashkëfajësia në mbjelljen e kanabisit në të katër anët e vendit. Ishte ai që quhej komplesk agrokanabist, i përbërë nga pushtetarë, deputetë, polic, fshatarë, roje bandit etj. Këtë Shqipëria nuk e kishte parë kurrë në histori. Zgjedhjet e qershorit kishin edhe këtë zë të dhunshëm.

Çfarë faktuan zhvillimet e mëpasme? Ato faktuan se ajo që ne kishim denoncuar shumë kohë më parë se në Shqipëri po instalohet narkoshteti, u faktua Saimir Tahiri me dosje, atë që ne kishim denoncuar. Ishte bashkëpunëtor kryesor i bandës së Habilajve.

Ilva Tare: Gjykata nuk e ka akuzuar ende kështu?

Sali Berisha: Por Prokuroria ka dhënë prova në të cilën ai është i lidhur kokë e xhep i lidhur me atë bandë. Kjo fakton se njëriu i ngar...

Recommended