Dekorate per Ramen? Berisha: Do t'i premtoja nje ngjale

  • 5 years ago
Premtimin që bëri Presidenti Ilir Meta për të dekoruar Kryeministrin Edi Rama me Urdhrin e Skënderbeut nëse hapen negociatat me Bashkimin Europian, Sali Berisha ka një sugjerim tjetër.
I pyetur nga gazetari Blendi Fevziu në emisionin "Opinion" në Tv Klan, ish-Kryeministri tha se do t'i premtonte ngjalë nëse do të ishte në vend të Ilir Metës.Megjithëse, u shpreh i bindur se Rama nuk do të marrë asnjë dekoratë pasi nuk do të hapen negociatat ose do të hapen me kushte.
Blendi Fevziu: Jeni dakord që nëse hapen negociatat të dekorohet me Urdhrin e Skënderbeut, Edi Rama?
Sali Berisha: Edi Rama mori një dekoratë nga Aleksandar Vuçiç, urdhrin e Esat Toptanit. Ai mund të marrë një dekoratë tjetër, Urdhrin e Zografit.
Blendi Fevziu: Do bashkoheshit ju me Presidentin për t'ia dhënë me zemër këtë titull po të merrte hapjen e negociatave?
Sali Berisha: Po nuk merr ai. Nuk e merr. E merr me kushte. E merr siç ishte tjetra.
Blendi Fevziu: Dekoratën do ia jepni apo jo?
Sali Berisha: Kujt?
Blendi Fevziu: Ramës! Po hapi negociatat. Domethënë ja jep Presidenti, ju me zemër a do ta mbështesni?
Sali Berisha: Tani, në fakt të kisha qenë në vend të Ilir Metës i premtoja një ngjalë dhe jo një dekoratë. Ngjalë, kaq meriton.
Blendi Fevziu: Ngjalën e hëngrën njëherë ata.