Ora News - "Licencë për taksi elektrike në Tiranë? E merrni për 24 orë"

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

?Linja e parë e autobusëve elektrik pritet të futet në treg në Tiranë këtë vit. Bashkia e Tiranës ka përgatitur kuadrin rregullator dhe projektvendimi do të diskutohet në mbledhjen më të afërt të Këshillit Bashkiak. Lehtësira për marrjen e licencës, me kohëzgjatje vetëm 24 orë dhe pa burokraci do të ketë për taksitë elektrike.

Bashkia e Tiranës do t'i kërkojë këshillit bashkiak miratimin e projektvendimit për linjën e parë të autobusëve të rinj elektrikë për të cilin Veliaj ka garantuar se do të vihet në funksion këtë viti.

Veliaj: Kemi përgatitur një propozim për Këshillin Bashkiak për linjën e parë të autobusëve elektrikë. Do të miratojmë një linjë të re dhe do t?ju themi: ?Kush sjell autobusë elektrikë, e merr menjëherë linjën?. Unë besoj që duke incentivuar, jo vetëm me shkurtim burokracie, që e kanë le të themi mjetet me diesel, por edhe duke vënë disa incentiva të tjera që nesër mund të përkthehen në më pak tvsh, më pak doganë, apo çmime të reduktuara të atyre që furnizojnë mjetet e transportit me energji elektrike.

Nuk do të ketë më burokraci, pritje dhe procedura të lodhshme për marrjen e licencave për transportin publik. Nëse do të aplikoni për licencë për taksi elektrike do ta merrni atë brenda 24 orëve.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/licence-taksi-elektrike-ne-tirane-e-merrni-24-ore

Recommended