Ora News - Kabina elektrike në Ishull lezhë, rrezik vdekje për banorët
  • 5 years ago
#oranews #kabinaelektrike #lezhe
Një kabinë elektrike në Ishull Lezhë është kthyer në një rrezik për banorët e zonës. E vendosur në anë të rrugës ajo nuk ka asnjë masë sigurie. Edhe pse banorët kanë kërkuar ndërhyrjen, një burrë përfundoi në spital pasi ra në kontakt me energjinë elektrike pikërisht në këtë kabinë në Ishull Shëngjin në Lezhë.

Një 55-vjeçar shpëtoi për mrekulli, pasi ra në kontakt me energjine elektrike në këtë kabinë elektrike në Ishull-Lezhë.

Kabina elektrike, e cila ndodhet në ane të rrugës kryesore, është terësisht e hapur dhe nuk ka asnjë element sigurie, duke u kthyer në një rrezik serioz për jetën e banorëve të kësaj zone.

Investimi i realizuar pak muaj më parë në rrjetin elektrik nuk përfshiu këtë kabinë.

Ndaj banorët kërkojnë që të merren masa, pasi në këtë situatë jeta e tyre është e rrezikuar çdo ditë.

"Ka dashtë Zoti dhe ndonjë fëmijë nuk ka rënë në të, janë disa raste që i ka kapur korenti aty".

"As nuk ka derë, as nuk ka çelës. Në mëshirë të Zotit".

"Skandaloze, aq më tepër në mes të shtëpijave".

E kontaktuar për këtë çështje, Njësia e OSHEE-se në Lezhë bën me dije se kjo kabinë elektrike është pjese e planit të ndërhyrjeve në të ardhmen.
Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/kabina-elektrike-ne-ishull-lezhe-rrezik-vdekje-banoret
Follow Ora News
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3
For more content from click HERE www.oranews.tv
Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s
Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID
Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp
Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz
Recommended