Vaksinohen 150 fëmijë të komunitetit rom, Manastirliu: Program konkret për kujdesin shëndetësor

  • 6 years ago
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ka nisur një program kombëtar për ofrimin e kujdesit shëndetësor parësor në komunitet, duke filluar me procesin e vaksinimit për kategoritë vulnerabël, pranë vendbanimeve të tyre.
Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, znj. Ogerta Manastirliu ishte sot pranë 60 familjeve të komunitetit rom, të vendosur në banesat sociale në zonën e Lanabregasit, ku filloi programi i vaksinimit për 150 fëmijë të këtij komuniteti.

?Nisim sot, me fëmijët e komunitetit rom këtu në Lanabregas një program konkret të shërbimit shëndetësor në territor, për të ofruar shërbimin shëndetësor aty ku janë nevojat, kryesisht për grupet vulnerabël. Fillojmë me programin e vaksinimit, sipas kalendarit të vaksinave të detyrueshme, sepse për ne fëmijët janë të parët. Ky është një program që do të shtrihet kudo ku ka komunitete në nevojë, jo vetëm në Tiranë por në të gjithë Shqipërinë", tha Ministrja Manastirliu.

Recommended