Manastirliu: Promovimi i dialogut ndërkulturor, prioritet për integrimin e komunitetit rom
  • 5 years ago
?Qeveria shqiptare është e angazhuar për rritjen e aksesit në shërbime, duke filluar nga shërbimet shëndetësore, arsimin gjithëpërfshirës, mbështetjen për strehim, pa lënë mënjanë promovimin e dialogut ndërkulturor, si mënyra më e mirë për të kontribuar në integrimin e komunitetit rom?.

Deklarata u bë nga Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu, gjatë ekspozitës së artistit Sead Kazanxhi ?1000 vjet histori Rome?- në Ditën Ndërkombëtare të Romëve.

Gjatë aktivitetit - ku merrnin pjesë Ministret Manastirliu dhe Margariti, ambasadori i Bashkimit Europian në Shqipëri, z. Soreca, përfaqësuesja e përhershme e UNDP, nënkryetari i Bashkisë së Tiranës, etj ? u vu theksi te rëndësia e ruajtjes së vlerave kulturore të komunitetit Rom dhe integrimi i tyre, si pjesë e pandarë e agjendës europiane të Shqipërisë drejt Bashkimin Europian.

?Djemtë si Seadi, janë kontributorët dhe advokuesit më të mëdhenj të të drejtave të komunitetit Rom. Sot përmes veprave të kuruara të artit, përshkrojmë 1000 vjet të historisë, kulturës dhe lëvizjes politike të Romëve. Vepra të tilla përcjellin vlera të mëdha të mishëruara tek Romët dhe kontribuojnë në eleminimin e stereotipeve dhe në promovimin e dialogut ndërkulturor? -, tha Manastirliu.

Duke theksuar angazhimin e Qeverisë shqiptare për respektimin e të drejtave të komuniteteve, si të drejta të njeriut, Manastirliu u shpreh se pjesë e rëndësishme e këtyre politikave është edhe Plani Kombëtar i Veprimit për Integrimin e Romëve dhe Egjiptianëve 2016-2020, për të përmirësuar kushtet e jetesës, aksesin në shërbime për komunitetin Rom, si edhe integrimin e tyre në shoqëri.
Recommended