Ora News - Tiranë, nëse ju kanë vjedhur pasqyrat e makinave, mund të jetë njëra nga këto

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Dy 25 vjeçarë janë arrestuar pasi akuzohen se janë autorë të vjedhjes së pasqyrave të një sërë makinash nëpër rrugët e Tiranës.

Policia informon: Në vijim të punës për zbardhjen dhe dokumentimin me prova ligjore të vjedhjeve të ndodhura më parë, Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr 1 kanë bërë të mundur arrestimin e shtetasve : Xhuljan Hasani, 25 vjeç, banues Tiranë, Françesko Gripshi, 25 vjeç, banues në Tiranë.

"Arrestimi i tyre u bë pasi, më datë 20.01.2018, rreth orës 11:00, në rrugën ?Qemal Stafa?, në garazhdin e një pallati në bashkëpunim, dyshohet se kanë vjedhur xhamat e pasqyrave të mjeteve tip ?Audi?, dhe ?Porsh?, në pronësi të shtetasve V. H. dhe F. M., banues në Tiranë."

Po ashtu në vijim të veprimeve hetimore rezulton se këta shtetas dyshohen dhe si autor të ngjarjes :

Më datë 15.01.2018, në rrugën ?Fadil Rada?, dyshohet se kanë vjedhur kasetofonin e mjetit në pronësi të shtetasit R.U., 21 vjeç" informon policia e Tiranes

Gjatë kontrollit në automjetin tip ?Renault?, në pronësi të shtetasit Xhuljan Hasani, si dhe gjatë kontrollit në banesën që këta dy shtetas jetonin me qera iu gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale:

? Automjeti i markes?Renault?, dy kapuçë.

? Një thikë ngjyrë inoksi me hapje të tehut.

?Një palë doreza,

? Një Xhup , me ngjyrë gri me kapuç dhe bluzë e kuqë , e përdorur nga autorët gjatë vjedhjes.

? Nje telefon, ?18(tëtëmbëdhjetë) cope xhamash pasqyrash të llojeve të ndryshme.


Për më shumë lexoni në:


http://oranews.tv/article/tirane-nese-ju-kane-vjedhur-pasqyrat-e-makinave-mund-te-jete-njera-nga-keto