Kukës, 17 raste të reja me kancer gjiri, mjeku: Nëse kapet në kohë mund të shërohet
  • 6 years ago
17 raste të reja me kancer të gjirit, janë evidentuar gjatë këtij muaji në spitalin e Kukësit, i cilësuar si muaji i ndërgjegjësimit kundër kësaj sëmundje.

Agron Geca, mjeku radiolog, thotë se mbi 100 gra kanë bërë mamografinë, ku janë zbuluar edhe rastet e prekura. Ai bën thirrje se është mjaft i nevojshëm sensibizilimi i femrave për të kryer kontrolle, pasi nëse sëmundja kapet në kohë ajo mund të shërohet totalisht.

Pas ardhjes së aparatit të mamografisë, ka filluar edhe ndërgjegjësimi i grave. Kjo rritje do të thotë parandalimi i sëmundjes, që do të thohtë më shumë mundësi për një shërim të plotë.

Agron Geca, radiolog
Mungesa e mamografisë për një kohë të gjatë ka bërë që në spitalin e Kukësit të ketë edhe mungesë të të dhënave statistikore të të prekuarave nga kjo sëmundje.
Recommended