Kukës/ Parkimet e gabuara, zjarrfikëset apel qytetarëve të tregohen më të kujdesshëm

  • 6 years ago
Parkimet e gabuara të makinave nga drejtuesit e automjeteve në Kukës, sidomos gjatë natës ka vështirësuar ndërhyrjen e shërbimit zjarrfikës për raste emergjente.

I tillë ishte dhe rasti më i fundit në lagjen numër 2 të qytetit, aty ku efektivët ndërhynë për të ndihmuar një të moshuar 90 vjeçare për të hapur derën e blinduar, por që u është dashur që të marin shkallët në krahë, për t?u ngjitur në ballkonin e banesës në katin e tretë, pasi automjeti zjarrfikës nuk kishte si të kalonte rrugën.Efektivët e shërbimit zjarrfikës i bëjnë apel qytetarëve që të tregohen më të kujdesshëm me parkimin e makinave, pasi në rast të rënies së zjarreve, zjarrfiksja nuk mund të ndërhyjë për të shuar flakët dhe kjo mund të çoje në raste fatale.

Recommended