Ora News - Prokurori amerikan: Gjykatësit shqiptarë nuk justifikojnë pasurinë e luksin
  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Gjyqtarët në Shqipëri kanë një pasuri pesë deri në gjashtë herë më të madhe se ajo që mund të justifikohej me rrogat që ata marrin. Ky është mendimi i këshilltarit amerikan që asiston reformën në drejtësi, John Leonardo, i cili shprehet se korrupsioni është në nivele të shfrenuara në vendin tonë. Nga investigimet e para, Leonardo shpjegon se problematika kryesore mbetet dhënia e rryshfetit për funksionarët e gjyqësorit, në këmbim të favoreve gjatë dhënies së vendimeve.

Prokurori amerikan, John Leonardo, i cili ndodhet në Tiranë funksionin e Këshilltarit të Reformës në Drejtësi është shprehur se Shqipëria sikurse pjesa tjetër Ballkanit vuan nga një korrupsion i shfrenuar i cili prek gjykatësit, prokurorët dhe Policinë.

Prokurori në fjalën e tij ka deklaruar se për këtë arsye reforma në drejtësi ka si synim të analizojë lidhjet e dyshuara të trupës së gjyqsorit me kriminelët, asetet e pa justifikuara me burime të ligjshme dhe integritetin e tyre profesional.

Sipas Leonardos, në Shqipëri ka gjyqtarë të cilët kanë një pasuri pesë ose gjashtë herë më të madhe se ajo që mund të fitojnë me pagën zyrtare.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/prokurori-amerikan-gjykatesit-shqiptare-nuk-justifikojne-pasurine-e-luksin
Recommended