ReportTV - I moshuari ndjehet keq,avioni i linjës Bolonja-Tiranë ulje emergjente në Pescara(E plote)

  • 6 years ago
Avioni i kompanisë "Blue Panorama" që bën linjën Bolonja-Tiranë i nisur rreth orës 09:30, me rreth 100 pasagjerë në bord, ka bërë ulje emergjente në aeroportin e Pescarës në lindje të Italisë. Shkak për këtë ndalesë të papritur është bërë një i moshuar në bordin e avionit i cili është ndjerë keq dhe ka humbur ndjenjat.

Në avion ka qenë i pranishëm gazetari i Report Tv, Antonio Çakshiri i cili është bërë dëshmitar i të gjithë skenës që nga momenti kur i moshuari ka ndjerë shqetësime nga zemra e deri te ulja emergjente e avionit në pistën e Pescarës. Ndihma e parë mjekësore të moshuarit i është dhënë nga një punonjes i ekuipazhit italian të linjës ajrore dhe nga një mjek italian i cili fatmirësisht ndodhej në bordin e avionit.

Gazetari Çakshiri sjell edhe foto nga momenti kur të moshuarit i jepet ndihma e parë e cila ka rezultuar vendimtare për mbajtjen e tij në jetë. Ekipi mjeksor në Pescara e mori të moshuarin i cili ishte me bashkëshorten e tij dhe e dërgoi në një nga spitalet pranë ndërsa avioni u nis drejt Tiranës nga Pescara rreth orës 11:40 dhe mbërriti në Rinas rreth orës 12:25.

Recommended