Ora News - Dritan Gina kërkon pezullimin e Arta Markut, padit eproren dhe për shpërdorim detyre

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
sh-kreu i prokurorisë së Elbasanit, Dritan Gina, ka depozituar kallëzim penal në Prokurorinë e Krimeve të Rënda për eproren e tij kryeprokuroren Arta Marku. Ai refuzon vendimin e Markut, pasi sipas tij është antiligjor. Dritan Gina e akuzon Arta Markun për shpërdorim detyre.

Jo vetëm kaq Ora News ka siguruar padinë ku kërkon pezullimin e ushtrimit të detyrës publike për të kallëzuarën Arta Marku, Prokurore e Pergjithshme e Perkohshme

"Marrjen ndaj te Kallzuares Arta Marku, Prokurore e Pergjithshme e Perkohshme, te mases se sigurimit personal ndaluese «Te pezullimit te ushtrimit te detyres publike», te parashikuar nga neni 242 i K.Pr.Penale."

Gjithashtu kerkon "shperblimin e demin jopasuror te shkaktuar" në masën prej 100.000 leke».

Dritan Gina: Sot u paraqita për të bërë kallzim penal ndaj prokurorit të përgjithshëm të përkohshëm Arta Marku si dhe kam kërkuar gjykimin e padisë civile në të njëjtin proces për cënim të figurës sime si profesionist. E akuzoj për shpërdorim detyre, Kam pretenduar një sërë shkeljesh të rënda të formave kushtetuese dhe ligjore që i kam argumentuar në kallzimin penal prej 15 faqesh.

Ai tha se nuk mund të pretendojë më të rrijë në prokurorinë e Elbasanit, pasi firma e tij si drejtues nuk njihet më. Ish-kreut të Prokurorisë së Elbasanit duket se nuk i ka mbetur rrugë tjetër veçse të paraqitet në Prokurorinë e Tiranës, ku ka edhe emërimin, për të vazhduar detyrën si prokuror.

Dritan Gina: Unë nuk mund të pretendoj të rri në atë prokurori për shkak se puna e prokurorit nuk shihet vetëm me punën hetimore që bëhet. Ka të bëjë me një sërë të drejtash dhe detyrimesh që kanë të bëjnë me raportin administrativ me përfaqësimin e institucionit të prokurorisë në raport me të tretët dhe kjo ka të bëjë natyrisht me veprime me thesarin e shtetit që është në varësi të Ministrisë së Financave, që ka të bëjë me gjithë mirëfunksionimin dhe mirëorganizimin e prokurorisë. Për këtë shkak firma ime nuk njihet më nga këto institucione. Gjithashtu kjo ka të bëjë më vërtetimet që marrin qytetarët të ndryshëm në institucionin e prokurorisë për shkak se janë të dënuar përsa i përket gjendjes së penalitetit, vërtetime që përdorën në zyrat e shtetit, zyra këto që nuk e njohin më emërimin tim si drejtues i asaj prokurorie.

Një ditë më parë ishte bashkëshortja e Ginës, Rovena Gashi, që paditi në Gjykatën Arta Markun. Gashi kundërshton urdhrin e lirimit të saj nga pozicioni i Drejtorit të Drejtorisë së Marrëdhënieve me Jashtë.

Këtë urdhër lirimi Gashi e quan "të pavlefshëm" dhe kërkon pezullimin.Në reshtat e padisë Rovena Gashi zbulon se lirimi i saj nga detyra është bërë pasi kërkoi ndërprerjen e mandatit për Aqif Rakipin dhe Gledion Rehovicën


Për më shumë lexoni në:

http://oranews.tv/article/dritan-gina-kallezon-arta-markun-shperdorim-detyre

Recommended