Ora News - Cilësia e dobët e punimeve, aksi Rrëshen-Klos drejt shkatërrimit

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

U ndërtua rreth dy vite më parë, por cilësia e dobët e punimeve po e çon rrugën Rrëshen-Klos drejt degradimit.

Gropat e mëdha të krijuara muajt e fundit vështirësojnë qarkullimin e automjeteve. Banorët tregojnë se përvec mungesës së standardeve gjatë ndërtimit të rrugës, një tjetër arsye e degradimit të saj është edhe kalimi i mjeteve të tonazhit të rëndë, që transportojnë krom nga Bulqiza në drejtim të Portit të Durrësit.

Por përvec asfaltit edhe muret anësore të rrugës Rrëshen-Klos janë drejt shkatërrimit. Edhe pse ky aks i rëndësishëm po shkon drejt degradimit, në të gjithë gjatësinë e rrugës syri nuk të ndesh asnjë punonjës të kujdeset për mirëmbajtjen e saj.


Për më shumë lexoni në:

http://oranews.tv/article/cilesia-e-dobet-e-punimeve-aksi-rreshen-klos-drejt-shkaterrimit

Recommended