Report TV - Amortizohet sërish aksi Rrëshen-Klos, ndërhyrja e fundit para 4 vitesh

  • 6 years ago
Edhe pse u ndërhy në të para katër vitesh, aksi rrugor Rrëshen ?Klos ndodhet në një gjendje të amortizuar. Rruga është gërryer nga të dyja anët, ndërsa asfalti është i shkatërruar në pjesën më të madhe të tij. Banorët i bëjnë apel institucioneve për ta ri konstruktuar sërish këtë aks.
Kur u ri konstruktua para katër vitesh, rruga nacionale Rrëshen-Klos ishte një prej investimeve që kënaqi banorët, të cilët e vuanin prej vitesh amortizimin e saj. Por cilësia e punimeve që u kryen, rezultoi sa për të kaluar radhën pasi ky segment rrugor i është rikthyer gjendjes së mëparshme.

Gropat në të gjithë gjatësinë e saj, e bëjnë një sfidë me vete kalimin në të, duke dëmtuar edhe automjetet, ku duke qenë rrugë kombëtare, ka një fluks të lartë lëvizjesh. Në dy anët e rrugës, ka pasur edhe shembje të saj si pasojë e ditëve me mot të keq, duke bërë që të ngushtohet edhe gjatësia e asfaltit. Edhe pse duhet të ishin ndërtuar ura me parametra optimalë, në të janë sajuar disa që vetëm emrin kanë të tillë.

Recommended