Ora News- Vlora, destinacioni për të kaluar natën e ndërrimit të viteve
  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Vlora kërkon të shndërrohet në një qytet destinacion për të kaluar natën e ndërrimit të viteve.

Shëtitorja e tashmë e famshme e Lungomares është zbukuruar për herë të parë, si një atraksion, ndërsa në sheshin kryesor është vendosur pema më e lartë e Krishtlindjes me 23 metra lartësi.

Por pista e patinazhit buzë rërës së detit është risi për qytetin, ndaj edhe ka marrë të gjithë vëmendjen.

I dekoruar plot ngjyra, sheshi gëlon nga hareja e fëmijëve dhe muzika festive. Ndërsa prindërit gëzohen me fëmijët, më të rriturit i gëzohen një pije pranë zjarreve

Kryebashkiaku i Vlorës, Dritan Leli është ideatori i dekorit, por realizimin ia ka besuar nxënësve të shkollës industriale të qytetit, të cilët e kanë realizuar gjithçka me dorë

Dritan Leli: ?Kjo është një thirrje për të gjithë ata që nuk e kanë vizituar Vlorën. Le të zgjedhin Vlorën për natën e ndërrimit të vitive, do të ketë një festë fantastike dhe do ta presim me fishekzjarre. Në orën 00:00 të gjithë qytetarët e Vlorës dua që të jenë këtu, të festojmë së bashku ndërrimin e viteve buzë detit.?

Në këtë atmosferë të ngrohtë dhe plot zbukurime, Vlora përgatitet për të festuar ndërrimin e viteve buzë detit

Për më shumë lexoni në:

http://oranews.tv/article/vlora-destinacioni-te-kaluar-naten-e-nderrimit-te-viteve
Recommended