Report TV - Meta: Janullatos investoi për të krijuar një plejadë te shkëlqyer të klerikëve
  • 6 years ago
Presidenti i Republikës, Ilir Meta, ka folur për vendimin e tij lidhur me dhënien e nënshtetësisë të Kryepeshkopit Anastas Janullatos. Presidenti Meta tha se dhënia e shtetësisë ishte shprehje e mirënjohjes për veprën e jashtëzakonshme të Janullatos në këto 25 vite.

Sipas Kreut të Shtetit, Janullatos ringriti Kishën Ortodokse shqiptare dhe kishat që ishin shkatërruar.
"Përgjigjen më të mirë e ka dhënë Janullatos. Është si puna e verës. Eshtë një shprehje e mirënjohjes për veprën e madhe që ka krijuar me përkushtimin e tij të jashtëzakonshëm për 25 vite, duke ringritur Kishën ortodokse të Shqipërisë. Mjafton ta shohim katedralen përballë që disa vite më parë nuk ekzistonte apo kishat që ishin të shkatërruara. Ka qenë një mundësi shumë e mirë për të promovuar Shqipërinë si një vend evropian, i vlerave dhe i bashkëjetesës fetare.
Recommended