Report TV - Janullatos mesazh në prag të Krishtlindjes: Pajtim dhe dashuri, jo hakmarrje

  • 4 years ago
Në prag të Krishtlindjes, Kryepeshkopi i Tiranës, Durrësit dhe të gjithë Shqipërisë Anastas Janullatos ka shpërndarë mesazhin e tij për shqiptarët duke uruar që pajtimi dhe bashkëjetesa paqësore të jetë në zemrën e çdo njeriu. Ai thotë se pajtimi kërcënohet vazhdimisht nga egocentrizmi me shfaqjet e tij të ndryshme, si inati, zemërimi, dëshira për hakmarrje. Anastas Janullatos uron që Viti i Ri le të na sjellë paqe me shpresë gjallëruese, si dhe solidaritet të pandërprerë në sprovat e papritura të jetës.  

Mesazhi i Krishtlindjes
Krishtlindje 2019
PAJTIMI
Në Krishtlindje, në të kremten e madhe të ardhjes së Birit dhe Fjalës së Perëndisë brenda njerëzimit, kremtojmë nismën mahnitëse të Perëndisë Atë për t?u pajtuar me gjininë njerëzore. Ati, i shtyrë nga dashuria e Tij e pafund, ?dërgoi në botë Birin e tij të vetëmlindur, që të rrojmë me anë të tij? (1Jn. 4:9), për ta bashkuar njerëzimin me veten Tij, duke u bërë anëtar i tij- si Perëndinjeri.

Recommended