Veliaj takon homologun kroat: Fillimi i një marrëdhënie të shkëlqyer me Split-in

  • 5 years ago
#rtvora #oranews

Tirana dhe Spliti i Kroacisë do të rrisin nivelin e bashkëpunimit dhe shkëmbimin e eksperiencave në ofrimin e shërbimeve për qytetarët.

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj priti në takim homologun e tij, të Bashkisë Split, Andro Krstulovi? Opara, me të cilin diskutoi projekte konkrete.

Erion Veliaj: Të shkosh në Split apo në Tiranë, pra në një qytet të Kroacisë, Bosnjës apo të Sllovenisë, ndonjëherë është më larg sesa të shkosh në një kontinent tjetër. Për të gjitha këto arsye kemi vendosur të bashkëpunojmë dhe të shtyjmë të dy qeveritë tona që ta bëjnë më të lehtë marrëdhënien mes nesh në rajon, teksa kërkojmë të integrohemi në BE.

Kryetari i Bashkisë së Splitit, Andro Krstulovi? Opara theksoi nevojën për bashkëpunim konkret për të krijuar infrastrukturën e përshtatëshme, e cila lehtëson lëvizjen e mallrave dhe të njerzëve.

"Mjafton të themi se kemi një distancë prej vetëm 500 kilometrash, por mungojnë rrugët, pra infrastruktura. E rëndësishme është që kryebashkiakët përgjatë bregut të Adriatikut, bashkë me qeveritë qendrore, të bëjnë një hap përpara për më shumë impenjim për të lidhur vendet dhe qytetet tona. Kjo është e rëndësishme edhe për integrimin e Shqipërisë në vendin ku duhet të jetë, në Bashkimin Europian?, tha Opara.
Për më shumë lexoni në: https://www.oranews.tv/article/veliaj-takon-homologun-kroat

Follow RTV Ora

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Recommended