Itali/ Meta takon homologun Mattarella: Faleminderit për mikpritjen

  • 6 years ago
ITALI- Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta ka vijuar me takimet në Itali. Së bashku me homologun e tij italian, Sergio Mattarella, Meta ka vizituar komunitetin e shqiptarëve në Kalabri.

Në fjalën e tij, gjatë takimit, presidenti Meta vlerësoi kontributin e arbëreshëve sa i përket ruajtjes së traditave dhe zakoneve, edhe pse një vend të huaj.

Edhe pse larg mëmëdheut të tyre, komuniteti arbëresh ruan me fanatizëm gjuhën, zakonet dhe veshjet. Ata u pagëzuan nga Garibaldi si luanët e betejave, ndërsa poetët arbëresh edhe Garibaldin e quanin Skënderbe. Patriotët kanë dhënë një kontribut të paçmuar për kombin dhe përjetësimin e figurës së Gjergj Kastriotit. Arbëreshët e morën në zemër figurën e tij dhe e rikthyen gjatë periudhës së Rinlindjes Shqiptare.

Ilir Meta, president

Recommended