Ora News - Meta takon Presidentin e Senatit Amerikan, flet për dialogun Kosovë-Serbi
  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Presidenti i Republikës, Ilir Meta, u prit në një takim të posaçëm nga Presidenti i Senatit Amerikan, Senatori Orrin Hatch.

Presidenti Meta i shprehu Presidentit të Senatit mirënjohjen për ndihmën e deritanishme që SHBA.-ja dhe Senati në veçanti, i kanë dhënë Shqipërisë në procesin e reformave të brendshme në drejtim të forcimit të shtetit ligjor dhe të demokracisë në vend.

?Shqipëria dhe shqiptarët?, - nënvizoi Presidenti Meta, ?nuk do të harrojnë kurrë ndihmën jetike që SHBA-ja u ka dhënë atyre gjatë gjithë historisë?.

?Shtetet e Bashkuara të Amerikës,? - nënvizoi Presidenti Meta, ?është partneri kryesor strategjik i Shqipërisë dhe ne mbetemi tërësisht të angazhuar për forcimin dhe konkretizimin e partneritetit strategjik në të ardhmen, me interes të përbashkët të dy vendeve tona?.

Meta siguroi se Shqipëria është e përkushtuar për fqinjësi të mirë dhe bashkëpunim rajonal, si e vetmja rrugë për forcimin e sigurisë e stabilitetit, por edhe mirëqenies së popujve tanë, që kanë vuajtuar aq shumë nga konfliktet e të shkuarës.

Meta: SHBA ka një rol të pazëvendësueshëm në arritjet e deritanishme të Ballkanit në drejtim të paqes e stabilitetit. Angazhimi i tyre edhe në të ardhmen është i domosdoshëm për të mos cënuar arritjet e deritanishme.

Presidenti Meta nënvizoi se Shqipëria mbështet politikën e ?dyerve të hapura? të NATO-s, e pas anëtarësimit të Malit të Zi, urojmë që edhe Maqedonia të bëhet anëtare e Aleancës.

?Ndërkohë?, - theksoi Meta, ?inkurajojmë që dialogu Kosovë-Serbi të përmbyllet me sukses për të garantuar të ardhmen europiane të dy vendeve?.

Presidenti i Senatit Amerikan, Orrin Hatch shprehu kënaqësinë e veçantë për takimin me Presidentin Meta, duke vlerësuar lart miqësinë e fortë mes dy vendeve tona dhe shprehu mbështetjen e Senatit për forcimin e marrëdhënieve të gjithanshme midis dy vendeve, jo vetëm në interesin e përbashkët, por edhe në dobi të paqes e zhvillimit të rajonit tonë.
Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/meta-takon-presidentin-e-senatit-amerikan-flet-dialogun-kosove-serbi
Recommended