RTV Ora - Meta takon ambasadorët: Dekreti për shtyrjen e 30 qershorit i mbështetur në Kushtetutë
  • 5 years ago
#rtvora

Ambasadorët e akredituar në Tiranë kanë zhvilluar për rreth dy orë një takim me presidentin Ilir Meta, ku është diskutuar mbi dekretin e anulimit të votimeve të 30 qershorit. Kreu i Shtetit ka theksuar se vendimi është i mbështetur në kushtetutë dhe se u është kërkuar palëve të gjejnë rrugën e dialogut. Paralelisht me bisedimet presidenti ka marrë në dorëzim shkresën e KQZ ku saktësohet se parlamenti funksionon me 18 deputetë më pak nga sa e përcakton kushtetuta.

Dekreti i presidentit për anulimin e zgjedhjeve të 30 qershorit nuk solli një marrëveshje mes PS dhe opozitës. Madje të premten do të nisin dhe protestat e radhës, ndërsa mazhoranca nisi procedurat për shkarkimin e kreut të shtetit.

Për situatën e krijuar presidenti ilir Meta ka zhvilluar në pallatin e Brigadave një takim me ambasadorët e vendeve të Bashkimit Evropian të akredituar në Tiranë. Burimet kanë bërë të ditur se përgjatë dy orëve është diskutuar mbi vendimin e Metës, por edhe rrugët për të dalë nga kriza politike.
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/meta-diskuton-me-ambasadoret-e-be-anulimin-e-30-qershorit

Follow RTV Ora

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz
Recommended