Ora News - 'Mos ma prek Valbonën', banorët mbyllin protestën me kërkesën për anullimin e projektit

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Banorë të Valbonës dhe Shoqëria Civile marshuan në një protestës që nisi dje pasdite dhe që ka vijuar përgjatë gjithë natës para parlamentit e ka përfunduar në dyert e Kryeministrisë. Në nismën "Mos ma prek Valbonën" banorët thonë se ndërhyrja për ndërtimin e HEC-eve është shkatërrimtare për turizmin dhe ekosistemet në Luginë. Çështja është në shqyrtim aktualisht në Gjykatën e Apelit.

Pasi kanë kaluar natën përjashta, protestuesit zgjodhën ti drejtohen edhe një herë ligjvënësve shqiptarë të mos i lejojnë vijimet e punimeve për ndërtimin e HEC-eve përgjatë Luginës së Valbonës.

Nën moton "Mos ma prek Valbonën" dhe me pankarta në duar ata i bënë thirje qeverisë dhe deputetëve të mbajnë përgjegjësi për një akt që mbështetet mbi dokumente të falsifikuara.

Nga Parlamenti ku qëndruan përgjatë gjithë natës së ftohtë, protestuesit marshuan drejt Monumentit të Pavarësisë, në parkun 'Rinia' duke kërkuar largimin e kompanive të ndërtimit nga Lugina e Valbonës.

Catherine Bohn që jeton dhe punon në Valbonë por që nuk ka munguar në një përpjekjepër të ndalur ndërtimin e HEC-eve i bëri thirje qeverisë t'i shërbejë interesit publik dhe jo interesit të biznesit privat.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/mos-ma-prek-valbonen-banoret-mbyllin-protesten-me-kerkesen-anullimin-e-projektit

Recommended