Report TV - Balliu: PD kishte synim mbrojtjen e Kushtetutës

  • 6 years ago
I ftuar në studion e Report Tv deputeti i PD Klevis Balliu u shpreh në lidhje me protestën dhe procedimin ndaj deputetëve, "se kjo është e rëndë, por më e rëndë është arrestimi i qytetarëve".

?Policia nuk ka asnjë fakt për armë të ftohta dhe nuk ka asnjë arsye për të arrestuar qytetarët. Policia dhunoi pa arsye qytetarët, policia paguhet nga taksat e qytetarëve. Është turp që deputetja u dhunua, është turp dhunimi i qytetarëve. Mazhoranca nuk njeh as zgjedhje dhe as protesta dhe kjo është shkelje e kushtetutës, ndërsa PD kishte si qëllim të mbronte Kushtetutën dhe nuk ka kthim mbrapa?, u shpreh Balliu.

I pyetur për flakadanët deputeti i PD u shpreh se në parlament nuk ka maturi politike nga ana e maxhorancës. Balliu tha në Report Tv se ka denoncuar disa përfaqësues të policisë së shtetit për lidhje me krimin dhe nuk kam marrë asnjë përgjigje nga strukturat përkatëse.

?Kryeministri mori rolin e kryetarit të Kuvendit, Berisha kishte marrë fjalën dhe ky i bëri shenjë kryegardistit që ta bllokonte. Ky ishte provokimi i pari dhe më i rëndë i maxhorancës, pasi nuk mund t?ja heqin fjalën Berishës?, tha Balliu.

Recommended