Ora News- Nesër Këshilli Bashkiak, PS nuk i siguron 31 vota për miratimin e buxhetit
  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Bashkia e Tiranës ka projektuar një buxhet rreth 16 mld lekë, 1 mld më tepër se buxheti i vitit 2017. Por Bashkia e Tiranës projekti që të arkëtoj më shumë të ardhura nga mbledhja e taksave dhe detyrimeve. Shifrën më të lartë e zë taksa e infrastrukturës 3.2 mld, dhe ajo e parkimeve publike 450 mln lekë. Socialistëve u duhen 31 vota për të miratuar buxhetin, dhe PS e vetme nuk i siguron këto vota.

Në mbledhjen e Këshillit bashkiak ditën e enjte do të diskutohet për projektbuxhetin e vitit 2018. Bashkia e Tiranës po bën ndryshimet e fundit ndërsa është parashikuar që buxheti vjetor të jetë i parashikuar rreth 16 mld lekë.

Por cilat janë të ardhurat që janë parashikuar për vitin 2018 që pritet të arkëtojë bashkia e Tiranës.

Qytetarët që kanë automjete dhe që parkojnë në parkimet publike do të paguajnë në vitin 2018, 450 mln lek nga të cilat 126 mln lekë parkimi me kontratë dhe 324 parkime me bileta.

Të ardhurat që do të mblidhen nga biznesi është 2 mld lekë. Ndërsa taksa e pronës do të sigurojë të ardhura 2.5 mld lekë.

Qytetarët do të paguajnë 510 mln lekë si taksa vendore në total; ndërsa të ardhurat nga taksa e ndikimit në inftrastukturë është 3.2 mld lekë.

Votimi i buxheti kërkon 50+1% të votave. Partia Socialiste, me FRD dhe PDIU ka 29 vota. Kjo do të thotë se bashkisë së Tiranës i duhet edhe dy vota plus për të miratuar buxhetin. Përveçse një debati në tersi për buxhetin, shpenzimet dhe projektet në mbledhje se cili do të jetë qëndrimi i LSI, këshilltarët e të cilëve votuan kundër projektbuxhetit afatmesëm.

Për më shumë lexoni në:

http://oranews.tv/article/neser-keshilli-bashkiak-ps-nuk-i-siguron-31-vota-miratimin-e-buxhetit
Recommended