Ora News - Opozita bëhet bashkë, nga janari nis vala e protestave masive kundër Ramës
  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Nga janari, Partia Demokratike dhe Lëvizja Socialiste për Integrim do të dalin në protesta për të kundërshtuar zgjedhjen e Kryeprokurorit të përkohshëm nga ana e mazhorancës. Ky është vendimi i marrë nga këto dy forca politike pas mbledhjes së përbashkët të grupeve parlamentare, të zhvilluar në selinë e Partisë Demokratike, menjëherë pas përfundimit të protestës para Kuvendit. Ndërsa ish- kryeministri Berisha propozon që deputetët të lënë mandatet.

Pas mbledhjes së jashtëzakonshme të dy grupeve paralamentare, Partia Demokratike dhe Lëvizja Socialiste për Integrim kanë bërë të ditur se në javët e para të janarit do të nisin një valë protestash për largimin qeverisë së kryeministrit Edi Rama.

Basha: Për të ndalur çmendurinë e narko-kryeministrit që sot është edhe Kryeprokuror i vendit, duke rrëzuar shtyllat kushtetuese të bashkëjetesës demokratike, duke rrezikuar stabilitetin, demokracinë dhe integrimin europian të vendit.

Dy forcat politike opozitare ende nuk e kanë qartësuar sjelljen që do të kenë me parlamentin, në kushtet kur ata e quajnë të delegjetimuar.

Basha: Me parlamentin e delegjitimuar dhe ilegjitim ne do të marrim të gjitha veprimet politike në interesin më të mirë të Shqipërisë dhe të shqiptarëve.

Pas seancës ku mes tymit u votua prokurorja e re, ish-kryeministri Sali Berisha, propozoi që deputetët e opozitës të heqin dorë nga mandatet, duke theksuar se mazhoranca e ka kthyer parlamentin në noter të krimit.

Berisha: Mund të ketë vetëm një gjuhë, djegien solemne të mandateve. Nuk ka ndodhur kurrë që deputetit ti organizohet pritë në parlament. Kurrë.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/pd-lsi-mbledhje-te-perbashket-te-grupeve-parlamentare
Recommended